Taulant Seferi ishte një ndër protagonistët në ndeshjen ndaj Çekisë ku arriti të realizonte dy gola.
Sulmuesi i Kombëtares kuqezi është pritur mbrëmë në shëshin e Kumanovës, nga familjarë, miq, shokë, fëmijë dhe tifozë.
Open-Tv shkruan se sapo ai ka zbritur nga makina, tifozët kanë nisur ta përqafojnë dhe të bëjnë fotografi të shumta me të në shenjë kujtimi.
Seferi i falënderoi të gjithë që kanë dalë për ta pritur në shesh, duke iu kërkuar falje për vonesën.
“Jam shumë i lumtur, iu kërkoj ndjesë për vonesën gjatë rrugës nga Tirana për në Kumanovë. Jam lumtur që e bëra Kumanovën krenare.
Shumicën që kanë dalë sonte po i njoh, janë si familja ime. I falënderoj që kanë ardhur dhe jam i lumtur. Ishte ndjesi fantastike të shënoja, fitore e rëndësishme për Kombëtaren dhe hapi më i madh në këto kualifikuese.
Në dy ndeshjet e radhës shpresoj ta vulosim kualifikimin.
Golat ia dedikoj familjes sime, kumanovarëve, tifozëve në stadium dhe të gjithë atyre që e kanë ndjek lojën përmes televizonit nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria dhe Diaspora”, tha Taulant Seferi, i cili ka marrë një ditë pushimi nga trajneri Silvinjo për tu kyhyer sërish në Tiranë për miqësoren kundër Bullgarisë më datë 17 tetor.