Anglia luajti një miqësore në Wembley ndaj Australisë. “Tre Luanët” , fituan më shifrat 1-0 falë një goli të Ollie Watkins, e megjithatë ajo që bëri më shumë lajm ishte kontestimi i të pranishmëve në Wembley ndaj kapitenit të kombëtares, Jordan Henderson.
Mesfushori braktisi Premier League dhe Liverpool pas ofertës nga Al Etiffaq në Arabinë Saudite.
Kështu, në minutën e 62 teksa Henderson u zëvendësua nga trajneri Gareth Southgate, i gjithë stadiumi nisi të vërshëllente Henderson.
Kujtojmë se pas transferimit në Lindjen e Mesme, Henderson është shndërruar në lojtarin britanik më të paguar falë rrogës prej 700.000 paund në javë.