Jasir Asani padyshim mund të quhet njeriu i momentit në Shqipëri.
Falë golave të tij të mrekullueshëm me Kombëtaren kuqezi, ai është kthyer në idhullin e shqiptarisë.
Ka pasur reagime të shumta para, gjatë ndeshjes dhe pas fitores me Çekinë, dhe sigurisht nuk mund të mungonte ai i ish-trajnerit të Asanit.
Bëhet fjalë për ish-trajnerin e Partizanit, Skënder Gega.
Ai ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka bërë një kolazh me foto të tij dhe Asanit në kohën kur ishin tek të kuqtë:
“Krenar për ty. Kur beson tek vetja dhe ndjek rrugën e duhur, patjetër që do arrish në destinacionin që ke ëndërruar”, shkruan Gega.
Rikujtojmë që Gega është një ndër trajnerët që i ka dhënë më së shumti besim Jasir Asanit. Ata arritën të fitojnë me Partizanin titullin kampion në vitin 2018/19.