Kombëtarja e Kosovës në minifutboll dhe ajo e Shqipërisë do të përballen mes vete nesër (e diel) në një ndeshje miqësore ndërkombëtare.
Sfida vëllazërore do të zhvillohet në “Prince stadium” në Prishtinë, në ora 17:30.
Shoqata kosovare e minifutbollit ka ftuar të gjithë adhuruesit e minifutbollit për përkrahje në rrugëtimin e kombëtares drejt ngjarjeve ndërkombëtare.
Kujtojmë se, të dy ekipet janë të pranuar në Europe Minifotball Federation.