Albion Rrahmani nuk do të jetë në gjendje që të luajë më për këtë vit.
Ndeshja e tij e parë si titullar me Kombëtaren e Kosovës po del të jetë e fundit e tij për këtë vit. Sulmuesi pësoi një lëndim të rëndë në ndeshjen ndaj Andorrës.
23-vjeçari do t’i nënshtrohet operacionit të hënën.
Rrahmani pësoi frakturë të fibulës dhe këputje të ligamenteve në kyçin e këmbës së djathtë.
Padyshim se ky është një lajm i keq edhe për Rapidin e Bukureshtit, pasi ish-sulmuesi i Ballkanit po kalonte formë të lartën në elitën e futbollit në Rumani.
Pas gjashtë paraqitjeve, reprezentuesi i Kosovës shënoi gjashtë gola dhe shtoi dy asistime.