Stadiumi i Tottenham Hotspur është vandalizuar, duke i shkaktuar dëm të konsiderueshëm stadiumit 1.4 miliardë eurosh.
“Mail Sport” ka kuptuar që stadiumi i Tottenhamit ishte cak gjatë ndeshjeve me kombëtare, duke rezultuar në dëmtimin e pjesëve të terrenit.
Një person është arrestuar pas incidentit në mbrëmjen e së hënës.
Ende nuk dihet nëse incidenti është motiv i luftës që po vazhdon mes Izraelit e Palestinës, pasi që Tottenhami ka lidhje të forta me komunitetin e hebrenjve.
Thuhet se dëmi në stadium kap një shumë gjashtëshifrore.
Në komunikatën e Tottenhamit thuhej: “Ne mund të konfirmojmë që një person është arrestuar për dëmtim kriminal pas një incidenti që ndodhi mbrëmjen e së hënës. Nuk dihet nëse ky incident është i lidhur me antisemitizmin”.