Ukraina në cilësinë e vendasit ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Maqedonisë së Veriut, në takimin që u zhvillua në Pragë të Republikës së Çekisë.
Futbollistët Visar Musliu, Ezgjan Alioski, Agon Elezi dhe Enis Bardhi, u paraqitën nga minuta e parë për Maqedoninë e Veriut,
Arian Ademi u paraqit nga minuta e 63-të për Maqedoninë dhe Elezi u zëvendësua në minutën e 74-të.
Në minutën e 30-të, Georgiy Sudakov dhe në atë të 90+6 Oleksandr Karavaev, kanë shënuar për fitoren e Ukrainës.
Në minutën e 60-të, Maqedoninë e Veriut e ka shpëtuar tërthorësja.
Në fund të takimit, Ademi u ndëshkua me karton të verdhë.
Një ndeshje që u karakterizua më shumë raste, qoftë nga njëra kombëtare qoftë nga pala tjetër.
Në Grupin C të kualifikueseve për Kampionatin Evropian, Anglia kryeson me 13 pikë, pasojnë Ukraina me 10, Italia 7, Maqedonia e veriut 7 dhe mata me 0 pikë.