West Ham po konsideron një qasje të re për Harry Maguire në janar, nëse mungesa e kohës së tij për lojë vazhdon te Manchester United, kanë thënë burimet për ESPN.
Klubi i Londrës Lindore mbajti një seri bisedimesh me United gjatë verës, por Maguire në fund qëndroi në Old Trafford për të vazhduar luftën për të ringjallur karrierën e tij nën Erik ten Hag.
Burimet i kanë thënë ESPN se West Ham është inkurajuar që një marrëveshje mund të ringjallet në janar, veçanërisht duke pasur parasysh se United nuk pritet të pengojë largimin e tij.
Harry Maguires i është hequr shiriti i kapitenit dhe nuk është më as titullar për Manchester Unitedin.