Komisioni i Ligave dhe Garave është mbledhur dhe ka përcaktuar kalendarin e ndeshjeve të kampionatit “Abissnet Superiore 2023-2024”, nga java e 9-të e deri në javën e 13-të.
Ndeshjet e javës së 9-të do të luhen të ndara në tre ditë, konkretisht më 21, 22 dhe 23 tetor, duke nisur me sfidën Skënderbeu – Vllaznia dhe do të mbyllet me duelin Erzeni – Partizani, të hënën e 23 tetorit.
Ndërkaq, ndeshjet e javës së dhjetë do të luhen të ndara në dy ditë në datat 27 dhe 28 tetor, duke nisur me sfidën Kukësi – Vllaznia dhe duke ulur siparin me dy ndeshjet Teuta – Partizani dhe Skënderbeu – Egnatia, që do të zhvillohen në të njëjtën orar 17:00.
Ndeshjet e javës së 11-të do të luhen në mesjavë, konkretisht në datat 31 tetor dhe 1 nëntor, duke nisur me sfidën Egnatia – Kukësi e duke u mbyllur më 1 nëntor me Vllaznia – Erzeni.
Menjëherë më pas do të zhvillohet edhe java e 12-të në datat 4,5 dhe 6 nëntor. Në fundjavë do të luhen katër takime, ndërsa të hënën do të zhvillohet ndeshja e fundit e javës së 12-të, Partizani – Vllaznia në orën 18:00.
Ndërsa java e 13-të do të luhet e gjitha në fundjavë në datat 11 dhe 12 nëntor, duke nisur me Egnatia – Partizani e duke u mbyllur të dielën me sfidën Dinamo – Erzeni.