Prishtina e Re nuk u tregua e denjë ndaj Prishtinës në ndeshjen miqësore.
Kjo miqësore iu shërbeu trajnerëve për të pa formën e lojtarëve.
Prishtina e Re garon në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, Grupi B.
Golashënues: Albin Krasniqi (nga penalltia), Albion Kurtaj (penallti) dhe Ardian Muja.
Kryetrajneri i Prishtinës Debatik Curri i angazhoi pothuajse të gjithë futbollistët në këtë takim miqësor, përveç atyre të lënduar: Kreshnik Uka, Kushtrim Gashi, Rilind Nimani, Mërgim Pefqeli dhe Olt Pllana.