Skuadra me renome Prishtina, fitues i Kupës së Kosovës, do të përballet me Kastriotin e Stukenbrockut, fitues i Kupës shqiptare në Gjermani.
Ballafaqimi i Superkupës Kosovë – Diasporë do të zhvillohet të mërkurën (më 18 tetor, (ora 13.00) në Kampin Nacional në Hajvali.
Përballje që pritet me padurim mes Prishtinës dhe Kastriotit.
Të premten (më 20 tetor) FC Kastrioti nga Stukenbrock do të përballet në miqësore me liderin e Ligës së Parë të Kosovës në Grupin B, Ulpianën e Lipjanit.
Ndeshje do të luhet në orën 15.00 në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.