Humbja (1-0) në shtëpi me Turqinë i ka tërbuar kroatët si në fushën e lojës, por edhe pas ndeshjes të vlefshme për kualifikimin për në “EURO 2024”.
Kapiteni i Kroacisë, Luka Modriç në fund të ndeshjes ka dalë nga vetja duke iu hakërryer dhe ofenduar gjyqtarin pas një vendimi. Entoni Tejlor, në minutën e 88-të, ndërpreu gjuajtjen e një goditje këndi për Kroacisë për shkak se Majer e ekzekutoi shumë brenda fushës.
Kështu që anglezi vërshëlleu për përsëritjen e goditjes nga këndi. Vendim tërboi kapitenin kroat, i cili është kapur nga kamerat e transmetimit të ndeshjes, duke ofenduar arbitrin anglez.
Nga leximi i buzëve që i është bërë momentit të reagimit të Modriç, është vënë re që kapiteni e ka quajtur “tullac” kryesorin britanik.
Reagimi i tepruar i mesfushorit kroat ka bërë që gjyqtari anglez ta ndëshkojë me karton të verdhë. Madje pretendohet se ofendimi ka qene edhe më i rëndë në vijim, duke sharë arbitrin edhe nga familja.