Përleshja me tifozët e Levskit, policia njofton se ka arrestuar edhe një person

Futboll

Përleshja me tifozët e Levskit, policia njofton se ka arrestuar edhe një person

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 23:11
Pamje nga incidenti

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se ka arrestuar 21 vjeçarin A.D gjatë hyrjes në Maqedoni nga pikëkalimi kufitar Qafë Thanë.

Arsyeja e arrestimit është se i riu është kërkuar me flet arrest për shkak përleshjes në rrugën “Cvetan Dimov” me tifozët e Levskit.

“Sot (14.10.2023) rreth orës 08.20 në pikë kalimin kufitar Qafë Thanë, në hyrje në RMV, është privuar nga liria A.D (21) nga Shkupi, i cili është kërkuar me flet arrest për shkak dyshimit se ka bërë vepër penale dhunë më 27.07.2023 në rrugën ‘Cvetan Dimov’ në Shkup mbi tifozë të Levskit. Pas dokumentit të plotë të rastit do të ketë kallëzim adekuar”, qëndron në njoftimin e policisë.

Kujtojmë se një tifozë i Levskit mbet i therur me thikë në afërsi të kompleksit Çairçanja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat