Futbollisti i kombëtares së Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski, ndihet i dëshpëruar pas humbjes së sotme të Maqedonisë së Veriut nga Ukraina.
Ai tha ishin të pafat, teksa nuk i shfrytëzuan rastet që i kishin për dallim nga Ukraina.
“Treguam se mundemi të luajmë futboll të bukur ndaj çdo përfaqësuese. Ishim të pafat, humbëm.
Kishim shumë raste, mirëpo nuk i shfrytëzuam për dallim nga kundërshtari. Është e vështirë, jemi të dëshpëruar, mirëpo ky është futbolli”, u shpreh Alioski.