Maqedonia e Veriut mesditën e sotme u mposht 2:0 nga Ukraina, në duelin e vlefshëm për eliminatoret e këtij kampionatit evropian EURO 2024.
Pas përfundimit të ndeshjes, seleksionuesi Bllagoja Milevski u shpreh o dëshpëruar për rezultatin e arritur.
“Urata për dy kombëtaret për atë që dëshmuan në këtë përballje dhe që të githë u kënaqën në lojën e treguar nga dy palët. Jam i kënaqur me djelmoshat tanë, pasi që reaguan mirë pas që pranuam golin e parë. kishim 3 ose 4 raste për të barazuar ndeshjes.
Dhe në pjesën e dytë dominuam ndeshjen dhe ishim kundërshtarë më i mirë në terren, por që nuk shfrytëzuam rastet. Vazhdimisht kur luajmë kemi plan A, B, dhe C. fillimisht nuk funksioni plani A dhe duhej që të ap
likojmë planet e tjera. Mendojë se duhet të jemi të kënauqr me lojën e treguar , por unë jam i dëshpëruar nga rezultati”, u shpreh Milevski.