Sulmuesi i BVK nga Konjare e Mesme e Shkupit, Gëzim Bakiu, ka folur para ndeshjes së rëndësishme në stadiumin e fshatit Dobroshane të Kumanovës, kundër GFK Kumanova,
Kjo ndeshje luhet në kuadër të javës së 6-të të Ligës së Tretë-Veri.
Bakiu ka deklaruar se në Kumanovë i pret një ndeshje e vështirë, por është optimsit se do të marrin një rezultat pozitiv.
Ai thotë se shpreson të vazhdoj me shënimin e golave edhe në Kumanovë.
“E dimë se na pret një udhëtim i zorshëm në Kumanovë, por edhe ne kemi ekip cilësore.
Besoj se do të jetë një derbi i madh, ku shpresojmë se do të marrim një rezultat pozitiv.
Shpresoj edhe të shënoj ndonjë gol për të vazhduar me serinë e golave”, deklaroi Bakiu për Open-TV.
Ndeshja GFK Kumanovo-BVK- Konjare do të luhet të dielën me fillim prej orës 15:00.
Në tabelën e klasifikimit të Ligës së Tretë-Veri, BVK renditet në vendin e nëntë me 7 pikë, kurse GFK Kumanovo në pozitën e dytë me 12 pikë. Renditjes i prinë Fortuna nga Hasanbegu me 13 pikë.