Gazeta e njohur gjermane “Nw.de” i jep shpresa Dardanëve për kualifikim, pas fitores së parë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024 kundër Andorrës.
Kosova ka grumbulluar shtatë pikë pas shtatë ndeshjeve, megjithatë barazimi i Rumanisë kundër Bjellorusisë e lë Kosovën matematikisht në garë.
“Muslija i prin Kosovës në rrugën e suksesit për kualifikim në Kampionatin Evropian”, thuhet në artikullin që i kushtohet Kosovës, duke vlerësuar paraqitjen e jashtëzakonshme të Florent Muslijës.
“Futbollisti elitar i Paderbornit festoi në fitoren 3:0 ndaj Andorrës të enjten në mbrëmje dhe dha një asistim, duke siguruar kështu një mundësi të vogël për të mbetur ende në garë për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian 2024”, thuhet ndër të tjerat.