Skandali i basteve ka tronditur futbollin italian. Emri i Nicolo Fagioli-t ka qenë i pari që ka dalë nga hetimi i Prokurorisë së Torinos.
Mesfushori i Juventus-it është marrë në pyetje nga hetuesit dhe është vetë denoncuar.
Më pas kanë dalë edhe emrat e Sandro Tonali-t dhe Nicolo Zaniolo-s, gjithashtu të marrë në pyetje.
Sipas La Repubblica-s, ish-mbrojtësi i Juves, Leonardo Bonuçi, dhe një pjesëtar i stafit kanë qenë në dijeni të basteve të Fagioli-t.
Kështu, hetimi mund të zgjerohet dhe të përfshijë edhe mbrojtësin e Union Berlin si njeri i informuar mbi faktet.
Në rast se konfirmohet se Bonucci ishte në dijeni të fakteve, ai rrezikon një skualifikim prej gjashtë muajsh për moskallëzim të shkeljes.