Liverpool gjen zëvendësuesin e Salah

Futboll

Liverpool gjen zëvendësuesin e Salah

Më: 15 tetor 2023 Në ora: 12:31
Klopp e Salah

Sipas raportimeve, Liverpool ka zgjedhur yllin e Bayern Munich, Leroy Sane, për të zëvendësuar Mohamed Salah.

Të Kuqtë e mbajtën Salah, 31, në verë, pavarësisht se skuadra saudite Al-Ittihad testoi vendosmërinë e klubit me një ofertë prej 150 milionë sterlinash.

Por duket se klubi i Lindjes së Mesme mund të kthehet për egjiptianin në janar ose në fund të sezonit. Kuptohet se ata duan që Salah të jetë imazhi i Ligës Pro Saudite.

Nëse largohet nga Anfieldi, Jurgen Klopp do të dëshirojë të zëvendësojë boshllëkun e lënë nga Salah, i cili ka kontribuar me 192 gola dhe 83 asistime në 315 ndeshje.

Sipas The Mirror, ish-lojtari i Manchester City, Sane, 27 vjeç, është objektivi i tyre kryesor.

Dhe Liverpooli është i gatshëm të thyejë rekordin e tyre të transferimeve prej 85 milionë sterlinash për ta marrë lojtarin e Bayerni-t.

Sane u transferua te bavarezët nga Manchester City për 55 milionë sterlina në vitin 2020 dhe ai e ka nisur shkëlqyeshëm sezonin e ri me shtatë gola në 11 ndeshje.

Paraqitjet e tij duket se kanë tërhequr edhe vëmendjen e Real Madrid.

Por Liverpool do të ketë fondet për të mposhtur rivalët e tyre europianë nëse Salah largohet për në Arabinë Saudite.

Duke folur së fundmi për Salah, drejtori i futbollit i kampionatit saudit, Michael Emenalo, tha: “Mo është i mirëpritur në çdo kohë.

“Mo është i preferuari im personal. Ka shumë lojtarë të klasit botëror që tregojnë interes.

“Është një vend ku mund të argëtohesh dhe patjetër të përmirësosh ekonominë personale”.

Salah ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë katër asiste në 10 paraqitje për Liverpoolin deri më tani këtë sezon.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat