Portieri i Shqipërisë, Etrit Berisha dhe sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica, janë pjesë e formacionit të javës në kualifikimet e “EURO 2024”.
Portieri prishtinas shkëlqeu në fitoren 3-0 ndaj Çekisë, duke e mbajtur portën të paprekur.
Në anën tjetër, Rashica shënoi dy gola dhe asistoi te goli i tretë në fitoren 3-0 ndaj Andorrës.
Faqja e njohur sportive, Sofascore, ka vendosur dy futbollistët nga Kosova në mesin e 11-të më të mirëve të javës së shtatë.
Milot Rashica u vlerësua me notën më të madhe 9.8, duke lënë në hije Kilian Mbappen me 9.0. ndërkohë Etrit Berisha u vlerësua me notën 8.6.