Arsenali dëshiron të nënshkruajë objektivin e Barcelonës, Arthur Vermeerenin, dhe thuhet se ka kaluar përpara katalanasve në garën për nënshkrimin e tij verën e ardhshme.
Sipas disa raporteve, Barcelona planifikon të nënshkruajë një pivot të ri verën e ardhshme, mundësisht një lojtar më të ri që mund të shërbejë si zëvendësues natyral i Oriol Romeut.
Belgu, i cili tani po luan për Royal Antwerpin, është në listën e tyre, por ata do të përballen me konkurrencë të ashpër nga klubet e tjera, përfshirë Arsenalin.
Sipas “Sport”, “Topçinjtë” aktualisht janë në krye të garës për nënshkrimin e mesfushorit.
Mendohet se skuadra e Premierligës mund të nënshkruajë me belgun për vetëm 20 milionë euro.
Nëse gjendja financiare e Barcelonës përmirësohet në muajt e ardhshëm, ata mund të jenë në gjendje ta përballojnë këtë, megjithëse mendohet se ata e kanë zhvendosur fokusin e tyre më shumë drejt Gabriel Moscardo, i cili luan për Corinthians dhe është vetëm 18 vjeç.