Delegacioni i kombëtares portugeze ka mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Sarajevës rreth orës 14:30 të ditës së sotme në prag të ndeshjes së nesërme kualifikuese kundër Bosnjë-Hercegovinës.
Ylli më i madh Cristiano Ronaldo dhe futbollistët, siç raportojnë gazetarët e mediumit boshnjak “Klix.ba” nga vendi i ngjarjes, kanë hyrë në autobusë direkt nga pista, e më pas më masa të ashpra të sigurisë janë nisur për në Zenicë, ku do të akomodohen dy ditët e ardhshme.
Masat e sigurisë që nga mëngjesi janë zbatuar edhe në hotelin Zenicë.
Portugalia nesër në orën 20.45 ndeshet me Bosnjën në kuadër të Grupit J të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.