Ndërsa Shqipëria po përgatitet për ndeshjen miqësore me Bullgarinë, sot zbresin në fushën e lojës rivalët e saj në Grupin E të kualifikuesve të Euro 2024.
Ndeshja e pare e grupit për sot është ajo mes Çekisë dhe Ishujve Faroe në Pragë, një duel i cili nuk duhet gabuar nga vendasit të cilët rrezikojnë të mbeten jashtë Europianit me një tjetër hap fals.
Trajneri Shilhavi ka bërë shumë ndryshime, teksa ka sakrifikuar portierin Pavlenka, i cili u kritikua shumë për golin që pësoi nga Asani në minutat e parë të sfidës.
Në fushë zbresin edhe rivalët e Kosovës në grupin e saj, ku është shtyrë ndeshja e planifikuar të luhej sot mes “Dardanëve” dhe Izraelit. Zvicra pret Bjellorusinë me Xhakën e Shaqirin në fushë, por edhe me Bislimin e Zeqirin në pankinë.