Është një befasi e veçantë!
Federata Zvicerane e Futbollit e ka nderuar Granit Xhakën.
Para ndeshjes me Bjellorusinë, kapiteni i Kombëtares u takua me një mbështetës të vjetër nga ditët e tij në Basel.
Granit Xhaka u nderua për ndeshjen e tij të 118 ndërkombëtare nga Federata Zvicerane e Futbollit (SFV) para ndeshjes kundër Bjellorusisë.
“Werner Mogg, një mbështetës legjendar i FC Baselit, del në fushë.
Mogg ishte trajner i U16 në FCB për vite me radhë dhe stërviti talentet atje si Yann Sommerin, Breel Embolon, Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën.
Mogg ka punuar në radhët e Baselit për gjithsej 18 vjet”, ka shkruar mes të tjera media zvicerane “Blick”.
Mesfushori me origjinë shqiptare, kësisoj ka barazuar rekordin e Heinz Hermanit për më së shumti ndeshje të zhvilluara me Zvicrën.