Kombëtarja e Zvicrës nuk del me rezultat mirë, ka barazuar 3:3 ndaj Bjellorusisë në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian.
Xherdan Shaqiri ka realizuar eurogol në minutën e 29-rë dhe ka asistuar në golin e dytë që shënoi Akanj në minutën e 89-të.
Kapiteni Granit Xhaka është krenar për ndeshjen rekord, të 118 por për të më rëndësi ka qenë që të marrin tre pikë, megjithatë nuk ia arritën qëllimit.
“Ndeshja e rekordeve është shumë e bukur dhe një nder, por tre pikët do të ishin më të rëndësishme.
Kjo është e hidhur", - tha kapiteni Xhaka.
“Kështu është ndonjëherë futbolli. Pavarësisht shumë rasteve, ne nuk i shënojmë golat dhe ata thjesht bien brenda”.