Turqia ka shënuar fitore me rezultat 4:0 ndaj Letonisë në takimin e vlefshëm të Grupit D të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në futboll.
Futbollisti Akgun ka realizuar në minutën e 58-të, Tosun (83’ e 90+2') e Akturkoglu (87’).
Ndonëse pritej fitore bindëse ashtu edhe ndodhi.
Turqia kryeson me 16 pikë, pasojnë Uellsi me 10, Kroacia 10, Armenia 7 dhe Letonia me 3 pikë.