Spanja ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Norvegjisë në Oslo.
Futbollisti Haaland me Norvegjinë nuk ia dolën ndaj “Furisë së Kuqe”.
Në minutën e 49-të Gavi ka shënuar për fitoren e madhe të spanjollëve.
Spanja ka siguruar biletën për në Kampionatin Evropian që mbahet në Gjermani në vitin e ardhshëm.
Spanja kryeson në grupin A me 15 pikë sa ka edhe Skocia, ndërsa Norvegjia renditet në vend të tretë me 10 pikë, Gjeorgjia me 7 dhe Qipro me 0 pikë.