Polonia e Lewandowskit praktikisht jashtë finaleve të Euro 2024. Barazimi 1-1 në Varshavë me Moldavinë e mban Poloninë përfundimisht poshtë Shqipërisë në renditje, teksa Lewandowskit me shokë u ka mbetur vetëm një takim për të luajtur, ajo me Çekinë, ndërkohë që kuqezinjtë kanë tri pikë më shumë dhe avantazhin e sfidave direkte.
Vetëm një skenar në kufijtë e së pamundurës mund ta kualifikojë Poloninë: të mposhtë vetë Çekinë, Shqipëria të mundë Moldavinë dhe Çeki – Moldavi të përfundojë barazim.
Ndodh surpriza e madhe në ndeshjen mes Polonisë dhe Moldavisë, që po zhvillohet në Varshavë. Në minutën e 26-të ta takimit, në zhvillimet e një goditjeje këndi, Nicolaescu arrin të dërgojë topin në rrjetë, 0-1.
Festë e shfrenuar te miqtë, që kanë të drejtë të besojnë te fitorja dhe të shpresojnë në kualifikimin në Evropian.
Pjesa e parë mbyllet me këtë rezultat.
Në pjesën e dytë, Polonia barazoi me Swiderskin, por vetëm kaq, ndeshja u mbyll pa fitues.