Momente historike për trajnerin italian, Vinçenco Montela, i cili mbrëmjen e sotme, falë triumfit 4-0 ndaj Letonisë, arriti të siguronte zyrtarisht një biletë për në Europianin e 2024.
Montela u bë kështu trajneri i parë i huaj që kualifikon Turqinë në Europian.
Më herët turqit ia kishin dalë të kualifikoheshin vetëm me trajnerë vendas.
Një fakt tjetër interesant është se kjo është hera e parë në histori, që Turqia kualifikohet në 3 Europiane radhazi.