Spanja ka arritur që ta sigurojë kualifikimin për Euro 2024 pas fitores të hënën në mbrëmje ndaj Norvegjisë me rezultatin minimal 01-.
Golashënuesi i vetëm i ndeshjes ishte Gavi, i cili kaloi në epërsi spanjollët në minutën e 49.
Për lojtarin e Barcelonës, lojtari i Real Madrid, Dani Carvajal pati fjalë të mëdha pas ndeshjes.
“Ndonjëherë duhet të kujtojmë se Gavi është 19 vjeçar dhe është startues tek Barça dhe Spanja. Kam edhe diçka për të thënë. Ai është një gurë i çmuar.”, tha Carvajal.