Mason Greenwod ka ngjallur interesimin e klubeve të tjera spanjolle.
Sulmuesi anglez aktualisht është i huazuar te Getafe nga Manchester Unitedi.
Djajtë e Kuq njoftuan se nuk do t’ia vazhdojnë kontratën lojtarit i cili u akuzua për dhunë në familje, ndonëse kohë më pas u lirua nga to.
Ndërkaq tani pas fjalëve që Getafe mund ta transferojë në mënyrë permanente, po ashtu po raportohet që Greenwoodin po e kërkon edhe klubi tjetër spanjoll, Sevilla.