Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Victor Lindelof, nuk e di se kur është afati i fundit që ai të zgjasë kontratën me Manchester Unitedin.
Sidoqoftë, ai pohon se pret që të aktivizohet mundësia e zgjatjes së kësaj kontrate.
“E kam një opsion edhe për një vit, dhe ka një afat të fundit. Se kur saktësisht, nuk e di. Mirëpo, mendoj që me shumë gjasë ajo do të aktivizohet”, u ka thënë Lindeloff reporterëve.
“Absolutisht [që dua që të qëndroj]. Kënaqem këtu. Po hyj në vitin tim të shtatë. Ndihem mirë dhe familja ndihet mirë. Është klubi ai që vërtet më pëlqen, dhe që dua ta përfaqësoj”.