Anglia është potencialisht vetëm një pikë larg kualifikimit për në Kampionatin Evropian Euro 2024, por pengesa e radhës është skuadra që e mundi me penallti për të fituar titullin e Euro 2020, Italia.
Italia hyri në lojën e së shtunës kundër Maltës që e fitoi me rezultat 4-0 nën një stuhi pas tërheqjes së Sandro Tonalit dhe Nicolò Zaniolo-s pasi ata ishin në mesin e disa lojtarëve që ishin akuzuar për aktivitet të paligjshëm bastesh.
Anglia dhe Italia janë pjesë e grupit C. Anglezët e kryesojnë këtë grup me 13 pikë, kurse Italia është e dyta me 10 sosh, aq sa ka edhe Ukraina një pozitë më poshtë.
Këto janë formacionet e mundshme të kësaj ndeshje që nis nga ora 20:45:
Anglia (4-3-3): Pickford; Walker, Stones, Maguire, Trippier; Alexander-Arnold, Rice, Bellingham; Rashford, Kane, Foden
Italia: (4-3-3): Donnarumma; Di Lorenzo, Mancini, Bastoni, Dimarco; Frattesi, Locatelli, Barella; Berardi, Raspadori, Kean