Kante po lulëzon në Arabinë Saudite

Futboll

Kante po lulëzon në Arabinë Saudite

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 10:11
Foto ilustrim

Ish-mesfushori i Chelseat, N`Golo Kante po lulëzon në Arabinë Saudite me Al-Ittihad.

Fituesi i Kupës së Botës në Francë gjatë verës që lamë prapa u largua nga Chelsea për t’u transferuar tek Al-Ittihad.

Pas pothuajse 18 muajsh problemesh me lëndim, Kante tek klubi arab ka luajtur njëmbëdhjetë ndeshje radhazi duke qenë pjesë e skuadrës arabe çdo minutë të këtij sezoni.

32-vjeçari me Chelsean kishte luajtur nëntë ndeshje dhe 685 minuta në sezonin 2022-2023, ndërkohë, vetëm muajt e parë në klubin arab, Kane  ka luajtur më shumë sesa gjithë sezonin e kaluar, 11 ndeshje dhe 946 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat