Sa pritet të dënohet mesfushori i Juventusit?
Nikolo Faxholi u bë pjesë e një skandali për bastet online në portalet ilegale, ku të përfshirë janë gjithashtu dhe Nikolo Zaniolo e Sandro Tonali.
Duket se avokatët e mesfushorit të Juves janë pranë një marrëveshje me prokurorinë federale, për të marrë një dënim 7-8 muaj duke humbur sezonin, teksa prokuroria mund ta shtyjë deri në një vit.
Tashmë pritet të merret vendimi në gjykatë, me mesfushorin e Juventusit që pritet të marrë dënimin minimal.