Shqipëria më e mirë se Bullgaria
Shqipëria ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Bullgarisë, në ndeshjen miqësore që u zhvillua në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Mbi 13 mijë shikues ishin në stadium dhe panë lojë të mirë.
Një rast skandaloz ndodhi në minutën e 51-të.
Një gjest i pahijshëm i futbollistit bullgar, Marin Petkov, duke e kap për fyti Jasir Asanin.
Për habi Petkov u ndëshkua vetëm me karton të verdhë nga gjyqtari nga Kosova Mervan Bejtullahu.
Në minutën e 41-të, Qazim Laçi u jep epërsinë kuqezinjve.
Mario Mitaj, që lëviz në mënyrë perfekte shërben për Uzunin dhe më pas topi shkon te Laçi, që e ka të lehtë ta shtyjë në rrjetë.
Në minutën e 81-të, Ernest Muçi nga rreth 25 metra me një goditje të fortë e në këndin e djathtë, thellon fitoren në 2:0.
Shqipëria ka treguar lojë shumë më të mirë. duke arritur një fitore luksi.
Shqipëria e Silvinhos po shkëlqen dhe ajo që bie në sy, në çdo ndeshje shënojnë nga distanca, kur nuk shënon Asani e Bajrami, shënon Muçi.
Shqipëria goditi fuqishëm Bullgarinë e (selektor) serbit Mlladen Krstajiqit.
Shqipëria – Bullgaria 2:0
Stadiumi "Air Albania" në Tiranë.
Shikues: 13.000.
Shënues: Laçi (41'), Muçi (81').
Kartona të verdhë: Asani, MItaj - Antov, Petkov e Gruev.
Shqipëria: Strakosha, Mitaj, Mihaj, Ajeti (Veseli 46'), Balliu, Laçi (Gjasula 61')i, Asllani (Ramadani 90'), Bajrami (Muja 46'), Asani (Çuni 54'), Uzuni dhe Muçi.
Bullgaria: Mitov, Petkov, Antov, A. Petkov, M. Petkov (Galchev 62'), L. Petkov (S. Ivanov 78'), Gruev (Kraev 86'), Turitsov (Popov 46'), Delev (Minchev 36'), Rusev (M. Ivanov 46') dhe Despodov.