Gjatë një interviste të gjatë, Fabio Capello ka folur për vitet e tij te Real Madrid. Në veçanti, ish-trajneri i madrilenëve ka folur për marrëdhënien me Ronaldo-n dhe Cassano-n.
Në lidhje me brazilianin, Capello ka shpjeguar: “Ronaldo peshonte 94 kile atë vit. Në Kore, në Kupën e Botës 2002, peshone 82. I thashë të dobësohej… arriti në 92.5”.
Përsëri në lidhje me Fenomenin, Capello ka zbuluar: “Në shkurtin e 2007-ës kam vendosur ta shkarkoj, ishte një nga ata që donte të bentë festa dhe të përfshinte të gjithë lojtarët”, ka shpjeguar 77-vjeçari.
Për sa i takon Antonio Cassano-s, ish-trajneri ka shpjeguar:
“Cassano është keqardhja ime më e madhe sepse nuk kam arritur ta transformoj në lojtarin e madh që mund të kishte qenë.
“Kam punuar shumë, por nuk ia kam dalë. Gruaja e Antonio-s e ka vënë në rrugën e duhur dhe e kam pyetur pse nuk u martua kur ishte 21 vjeç”, ka përfunduar Fabio Capello.