Legjenda e Arsenal-it, Thierry Henry, ka kujtuar kur trajneri Pep Guardiola e linte jashtë skuadrës te Barcelona.
Dyshja ka fituar një Champions League bashkë e katalanasit.
Henry ka kujtuar për “Rest is Football”: “Gjëja e parë që do të thoja për Pep Guardiola është se është trajneri më i mirë që kam parë.
“Megjithatë, Pep është i pamëshirshëm dhe e kam provuar në kurrizin tim sepse ndonjëherë udhëtoja me skuadrën dhe ai më linte në tribunë.
“Isha 32/33 vjeç në atë kohë dhe më bën të udhëtoj për të më lënë në tribunë.
“Kështu që mund të flisja keq tani për Pep, siç do të bënin pjesa më e madhe e futbollistëve.
Por vjen momenti kur duhet të kuptosh se nuk je më ai që ishe në kulmin e karrierës. Kaq është”..