Siç raportohet nga Todofichajes, Juventus do të përpiqet – gjatë verës së ardhshme – të rikthejë sulmuesin spanjoll Alvaro Morata në Itali dhe tek Juventus.
Lojtari i Atletico Madrid-it e ka nisur sezonin në mënyrën më të mirë, 7 gola në 9 ndeshje dhe këto janë shifra shumë të rëndësishme për lojën e Simeones. Morata rinovoi në verë, por gjithsesi tërhiqet nga një rikthim i mundshëm tek Juventus, i treti në karrierën e tij.
Morata ka një grua italiane, të njohurën Alice Campello dhe me siguri asaj do t’i pëlqente të kthehej në Itali.
Vlerësimi prej 20 milionë eurosh – sidomos pas rinovimit këtë verë dhe pas ecurisë në fillim të sezonit – nuk konsiderohet më shumë i lartë. Juventusi e pëlqen shumë Morata-n dhe Allegri ka kërkuar vazhdimisht që ai të kthehet në shtëpi.
Reparti sulmues i bardhezinjve ka disa paqartësi: e ardhmja e lojtarëve si Chiesa, Vlahovic dhe Kean ende nuk është përcaktuar dhe për këtë arsye Juve po tregohet e kujdesshme dhe po mendon të përforcojë sulmin.