Kosova U 21 e pafat, i ikë fitorja në minutën e fundit në duel me BuIlgarinë në Sofje, duke barazuar me rezultat 1:1, në takimin e xhiros së katërt të Grupit D të kualifikueseve për Kampionatin Evropian U21.
Djelmoshat e selektorit Afrim Tovëlanit importojnë një pikë nga kjo sfidë.
Golin e epërsisë e shënoi Ardit Tahiri.

Kosova
Futbollisti ishte i saktë nga penalltia në minutën e 8-të.
Sorakov në minutën e 90+1 e ka barazuar rezultatin, duke shënuar gol nga 22-23 metra në këndin e poshtëm të majtë. .
Në minutën e 82-të, Andi Hoti u përjashtua me karton të kuq, duke e lënë me një lojtar më pak Kosovën.
Polonia U21 kryeson me 9 pikë por e ka një takim më pak, Gjermania është në vend të dytë me 6 (2 ndeshje më pak), Bullgaria 5, Kosova 4, Estonia 1 dhe Izraeli 0 pikë.