Mario Mitaj është padyshim një nga befasitë më të bukura të Kombëtares Shqiptare nën drejtimin e Sylvinhos, pasi është shndërruar në një titullar të padiskutueshëm në krahun e majtë të mbrojtjes.
Futbollisti falënderoi trajnerin brazilian për besimin, teksa komentoi edhe situatën e vështirë që po kalon te Lokomotiva e Moskës.
Kush është sekreti që erdhët dhe u shfaqët menjëherë titullar i padiskutueshëm?
Unë duhet të falënderoj shumë trajnerin Sylvinho, që më ka dhënë besim shumë të madh dhe dua ta kem faqen e bardhë para tij, për t’ia shpërblyer në maksimum.
Dua t’ia shpërblej kombëtares gjithë besimin te unë ndër vite, edhe te skuadra e moshave..