Shqiptarët Marko Tuçi, Driton Camaj dhe lojtari i kampionit të Kosovës, Ballkanit të Therandës, Edvin Kuç, po paraqiten titullarë për Malin e Zi kundër Serbisë në stadiumin “Rajko Mitiç” (stadiumi i Cërvena Zvezdës) në Beograd.
Rezultati është 1:1 në 45 minutat e parë.
Mali i Zi ka barazuar me golin e Jovetiq në minutën e 36-të.
Për vendasit realizoi Mitroviq në minutën e 9-ë.
Ndeshja është e vlefshme e grupit G të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në futboll.