Anglia ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Italisë, në ndeshjen e vlefshme të Grupit të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në futboll.
Ndeshje e luftuar deri në pikën e fundit.
Italia edhe pse udhëhoqi (0:1) nuk ia doli të rrëmbejë pikë nga stadiumi “Wembley” në Londër.
Gianluca Scamacca në minutën e 15-të nga afërsia kaloi në epërsi italianët.
Nuk vonon gjatë goli i barazimit. Di Lorenzo shkakton penallti, duke ndërhyrë në mënyrë të parregullt ndaj Ballingham, nga pika e bardhë nuk gabon Kane, 1:1.
Në minutën e 57-të Marcus Rashford realizon pas asistimit të Bellingham.
Në minutën e 77-të, Hary Kane shënon golin e dytë të tij dhe të fitores me rezultat 3:1.
Anglia kryeson me 16 pikë në Grupin C, duke lënë pas Ukrainën me 13, Italinë 10, Maqedonia e Veriut 7 dhe Malta 0 pikë.