Sllovenia është shumë afër që të sigurojë biletën për në Kampionatin Evropian që mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani,
Sllovenët shënuan fitore me rezultat 1:0 në Belfast ndaj Irlandës Veriore.
Futbollisti Gnezda Cerin shënoi në minutën e 5-të.
Në minutën e 31-të, Seskos së Sllovenisë, iu anulua goli për shkak të pozitës jashtë loje.
Charles në minutën e 58-të ndëshkohet me karton të kuq pas dy të verdhëve, duke lënë me një lojtar në pak Irlandën Veriore..
Sllovenia kryeson në Grupin H me 19 pikë, pasojnë Danimarka me 19, Kazakistani 15, Finlanda 12, Irlanda Veriore 6 dhe San Marino 0 pikë.