Kupa e Shqipërisë i rikthehet sot aksionit me plot 14 ndeshje, të vlefshme këto për xhiron e 1/32-ës së kësaj gare.
Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen me fillim nga ora 13:30.
Ku interesante pritet të jetë ajo mes Dinamos dhe Iliria Kruja.
Po ashtu, ndeshje sot zhvillon edhe Skënderbeu, i cili e pret në shtëpi skuadrën e Delvinas.