Sot me fillim nga ora 13:00 do të zhvillohet ndeshja e Superkupës Kosovë-Diasporë.
Fituesja e Kupës së Kosovës, FC Prishtina e pret në Hajvali, në Kampin Nacional fituesin e Kupës së Kosovës në Gjermani, FC Kastrioti Stukenbrock.
Kjo ndeshje është tradicionale tash e disa vite dhe ka për synim që të afrojë bashkëatdhetarët tanë me vendlindjen, por gjithashtu edhe promovon pasionin dhe talentin e futbollit bashkëatdhetarët tanë në Diasporë.
13:00 Prishtina – FC Kastrioti Stukenbrock