Në ndeshjen e mbrëmshme mes Serbisë dhe Malit të Zi, u paraqitën dy shqiptarë Marko Tuçi e Driton Camaj dhe një futbollist i kampionit të Kosovës, Ballkanit të Therandës, Edvin Kuç, në petkun e Malit të Zi.
Ishte interesant në fushë të martën mbrëma, por jo më pak interesante ishte edhe në tribunat e Marakanës të Cërvena Zvezdës, ku sot njihet si stadiumi “Rajko Mitiq”.
Në një moment tifozët malazezë kanë mbetur pa flamur, çka ka qenë shkak për fillimin e kaosi por aty u shfaq edhe katrori kroat (që është pjesë e flamurit kroat).
Një farë pamfleti serb “Kurir" shkruan: “Mirëpo, tifozët e rivalit tonë patën një tjetër skenë të turpshme dhe provokuese.
Në tribunat e Marakana mund të shihej edhe shahu kroat të një vajzë.
Vërtet një provokim i turpshëm që tronditi Serbinë”.