Duke parë situatën e krijuar tek Arsenal duket e vështirë se mesfushori italian Jorginho të qëndrojë aty gjatë. Madje që në merkaton e janarit, 31-vjeçari pritet të lërë Anglinë për t’u rikthyer në Serie A.
Sipas mediave italiane, kampioni i Europës me kombëtaren “Azzurre” është vënë në shënjestrën e Juventus. Bardhezinjtë kërkojnë një mesfushor me përvojë, duke parë problemet me Pogba e Fagioli.
Transferimi i tij nuk duket i vështirë, duke qenë se kontrata me Arsenal i skadon në fund të këtij sezoni.
Për pasojë, ai mund të transferohet te Juventus për rreth 10-15 milionë euro.
Jorginho luan shumë pak me Arsenal, ndaj dhe transferimi duket i pashmangshëm. Në Angli ai ka luajtur edhe me Chelsea, ndërsa në Seria A ka luajtur me Verona e Napoli. Juventus ka nisur kontaktet e para dhe pritet që transferimi të mbyllet që në janar.