Kryetrajneri i Ferizajt, Ismet Munishi, shpreh shqetësimin se çfarë po ngjan me botën e futbollit italian.
Ish futbollisti i mirënjohur është i brengosur me zhvillimet e fundit në Serie A.
“Shqetësuese kur sheh çka po ndodh në Itali me lojtarët e klubeve të mëdha si Juventus dhe Milan.
Me vjen keq nga lojtarët që po e pësojnë nga ky skandal”, ka shkruar Munishi në profilin e tij në facebook.
Më pas ka thënë se lutet që mos të ketë kësi raste në futbollin e Kosovës.
”Ishalla nuk ka raste të tilla te ne.
Si mundet dikush ta tradhtoj ekipin ku luan, tifozët ku luan dhe shokët e skuadrës për para nuk mund ta imagjinoj dot.
Luaj futboll, fito me dinjitet paratë dhe me nderë, mos u bën llaskuc dhe në fund çdo gjë del në shesh.
Vetëm k*rvat shiten për para dhe kanë çmime burrat asnjëherë.
I love this game”, ka shkruar Munishi.