Juxhin Xhaja, arbitri që vjen nga kolegjiumi i Tiranës i pajisur me stemën e FIFA-s në vitin 2017 drejtoi për herë të parë një ndeshje të kualifikueseve të kampionatit Europian.
33-vjecari ishte zgjedhur nga UEFA për të arbitruar takimin mes Lituanisë dhe Hungarisë, përballje e vlefshme për Grupin G.
Një sfidë që përfundoi me rezultatin 2-2, me Juxhin Xhajën që u bë protagonist në disa momente. Fillimisht në minutën e 47’, arbitri shqiptar anuloi golin e sulmuesit të Egnatias, Gytis Paulaskas.
Sulmuesi as nuk nisi të festonte, pasi pa Xhajën i cili vuri dorën në kufjet e tij për të dëgjuar këshillimin nga salla e VAR-it. Në minutën e 67’ arbitri akordoi penallti për Hungarinë me Szboslain që u tregua i saktë.
Gjashtë kartona të verdhë nxorri nga xhepi Juxhin Xhaja katër për lituanezër dhe dy shkuan për Hungarinë. Dojnado Myftari dhe Rejdi Avdo ishin asistentët e tij, ndërsa arbitër i katërt ishte vendosur Olsion Yzeriaj.